leoni

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Prepotentët e politikës në Kosovë!

Prepotentët e duan vetëm pushtetin dhe jo shtetin…

Sjellja si MUJSHAR, për të ardhur në pushtet, dëmton,  jo vetëm individët e tillë, po subjektin politikë, që i takojnë dhe mbarë shoqërin në përgjithësi.

Ai që mendon se mund të bëjë pa të tjerët, gabon shumë rëndë, po ai që mendon se të tjerët nuk mund të bëjnë pa të, gabon edhe më shumë.

Shkrimet që i lexojmë, thuajse ç’do ditë tregojnë shumë qartë, se shumë nga “politikanët” në Kosovë, mendojnë vetëm për pushtetin, e jo për SHTETIN.

Shfrytëzim dhe vetëm shfrytëzim, i të gjitha resurseve, kjo është mendësia për fatin tonë të keq, e shumë politikanëve në vendin tonë!

Ju, politikë bërës, duhet ta dini se nëse hapim tema rreth së shkuarës dhe të tanishmes, atëher do ta kuptojmë se kemi humbur të ardhmen!

Ai që tregon apo shkruan, drejt gabimet e një politikani, është mësuesi i tij, ai që vë në dukje veprimet e drejta të tij ēshtë miku i tij, ai që e lajkaton është armiku i tij.

Politika, për ju “politikë bërës” s’duhet të jet lojë, apo bisnes serioz, po duhet të jet veprimtari serioze!

Duke e ditur se ju, jeni të “menqur” edhe pa lexu, atëher ne qytetarët duhet me i’u kritiku, duke besu se ju, doni me u përmirësu….

Unë sot, s’do shkruaj gjatë, duke e ditur se ju “shumë lexoni”, po besoj edhe shkrimet i kuptoni!

 

Petrit Dibrani: Po e kuptojmë, se s’ka pasur dhe s’ka marrëveshje, për shkëmbime territoriale…..

Shumë mirë, gradualishtë edhe ata, parashikuesit, zbuluesit e marrëveshjeve dhe analistët, shqiptarë në Republikën tonë të përbashkët, po e kuptojnë!

S’ka pas dhe s’ka marrëveshje për shkëmbim të territoreve, pikë!

Qesharake dhe duartrokitje delirante, fillimishtë të mendosh, e lëre më të shkruash se kinse, nga presioni i ish Kryeministrit Kurti, ndaj Washingtonit është larguar nga agjenda plani, për shkëmbim territorial….

Ju kinse, “njohës të qështjeve politike”, në Kosovë!

Mësoni të shkruani, pa gabime dhe mos ngarendni, të shkruani për hava, se shkrimet e juaja pastaj po dalin krejt shaka.

Kush jemi ne, të bëjmë presion ndaj Washingtonit?

Vetëm mendja shumë e cekët, e njeriut dhe naiviteti pa kufi, mundet me mendu se dikush, nga politikanët nga Kosova, mundet të bëj presion ndaj Washingtonit.

Delirantët të quajtur, “ njohës të qështjeve politike” , me shkrime dhe plotë gabime, me analiza pa zbulime dhe me parashikime e shumë ëndërrime, po mendojnë se po afirmohen, duke ëndërruar se po zbulojnë, po s’po e dinë, se po qalojnë.

Shkurt e shqip dhe troç, s’ka shkëmbime territoriale, kjo ide edhe njëher kuptojeni është propagandë serbe.

S’po shkruaj më gjatë, se mos ndoshta po i ndaloj, zbulimet dhe parashikimet!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …