Selami Hoti: Reagim pas shqiptimit të dënimit 22 vjet burg kriminelit, Tasiq, pjesëmarrës në vrasjen e qindra shqiptarëve

Selami Hoti: Reagim pas shqiptimit të dënimit 22 vjet burg kriminelit, Tasiq, pjesëmarrës në vrasjen e qindra shqiptarëve

DËSHTIMI I DREJTËSISË: PËR 241 TË MASAKRUAR – 22 VJET BURG!

 

Edhe Darko Tasiq-pjesëtar rezervë i milicisë së ish RFJ-së, sikur se kriminelët tjerë serb “iqa” e “viqa”, sot u dënua (nga Gjykata Themelore në Prizren) me një dënim qesharak, 22 vite burgim!!!

Masakra më e madhe në Kosovë, masakra e Krushës së Madhe që pësoi humbjet më të mëdha në luftën e Kosovës (241 të vrarë, ende 64 të zhdukur) të shkaktuara nga “fqinjët” serb lokal të Krushës së Vogël, Hoqës së Madhe, Rahovecit e Prizrenit, që përveç se ju kishin prirë ekspeditave ushtarake, milicisë dhe njësive paramilitare serbe, këta edhe vetë ishin aktiv në ekzekutimin e projekteve akademike serbe që nga Naqertania e 1876-ës e deri më sot. Njëri nga ta, Darko Tasiq bashkë me babain dhe vëllaun e tij janë ndër përgjegjësit kryesor në zinxhirin komandues të zonës, e që ishin pjesë udhëheqëse/ekzekutuese në gjenocidin, etnocidin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve. Ky, së bashku me të tjerë i kanë vrarë, masakruar qytetarët e Krushës së Madhe, më pas i kanë ngarkuar trupat e tyre në kamionetën Mercedes Benz 508D ngjyrë portokalli dhe i ka dërguar buzë lumit Dri i Bardhë mes fshatit Krushë e Madhe-Krushë e Vogël ku së pari kanë shtënë me armë mbi ta për të vërtetuar vdekjen, i ka djegur dhe më pas me mini eskavator të familjes Hajdari, kamionin me mbetje e ka fut në lum.

P.S

Ndjehemi të indinjuar dhe të frustuar ndaj dhunës së disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ndaj familjarëve viktima nga Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …