Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kërcënimi i Vuçiqit dhe i “demokratëve” të rinj serb duhet të merren seriozisht

Në vend që “demokratet” e rinj serb ta shfrytëzonin dënimin për gjenocid te Karaxhiqit për tu penduar për gjenocidin e programuar të politikes serbe ndaj jo serbëve në hapësirat e ish Jugosllavisë, për tu penduar ai gjykim  për të kërkuar falje boshnjakëve, kroatëve e shqiptare, Vuiçqi kërcënon këdo që guxon t’ju thotë krimineleve si Karaxhiqi, se i kanë “sytë e zi”. Vuçiq-i kërcënoi kur tha: “S`lejojmë që gjykimi i Karaxhiqit të përdoret për sulme ndaj Republika Serbe.” Sigurisht që Vuçiqi edhe s’mund të thoshte ndryshe, pasi ai aso kohe ishte, mbronte dhe ekzekutonte të njëjtën politikë të programuar të gjenocidit serb, për çka u dënua Karaxhiqi.Konsideroj që kërcënimin e Vuciqit duhet ta marrin seriozisht ata që po i besojnë reformimit të tij, duke besuar se ai do ta shkëpus Serbinë nga kthetrat e fashizmit serb e ta drejtojë atë në rrugën e demokracisë e të integrimeve euroatlantike.

E pranoj që ne shqiptarët jemi të vegjël t’i mësojmë të tjerët. Po të flasim me ketë gjuhë as Skënderbeu nuk do të behej hero i Evropës apo Nënë Tereza, nuk do të bëhej Nënë e varfanjakëve të Botës. As Rilindësit nuk do ta shkëpusnin kombin nga lindja despotike. Ata u bënë të tillë, se ecën rrugës së bindjeve të tyre. Edhe Adem Jashari, Komandanti Legjendar, nuk do të bëhej simbol i çlirimit, i masivizimit e i çlirimit, sikur mos t’i besonte, bindjes dhe idealit të tij çlirimtar. I solla këta shembuj për t’ju treguar kryeministrave tanë, që në Bruksel biseduan me Daçiqin e Vuçiqin, se inferioriteti e gjunjëzimi para nxënësve të Millosheviqit e të Sheshelit, nuk i bënë të denjë, për miqtë, as për popullin të cilit i përkasin. Këta tanët duhet ta kuptojnë, se në Bruksel kanë bërë marrëveshje të dëmshme për shtetin e kombin dhe duhet të japin dorëheqje për t’i dhënë vendit zgjidhje.Ketë zgjidhje ata duhet t’ua ofrojnë qytetarëve të Republikës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …