Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Mundësisht të hapet sa më parë Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë

Aktualisht pandemia COVID-19 me plotë kuptimin e fjalës i mposhti superfuqitë botërore, të cilat i ka bërë që të mendojnë mirë e mirë për një të ardhme më të ndritshme për njerëzimin. Si mund të përkufizohet pandemia? Pandemia është përcaktuar si “ një epidemi që ndodh në gjithë botën, ose mbi një zonë shumë të gjerë, duke kaluar kufijtë ndërkombëtarë dhe zakonishtë prek një numër të madh njerëzish”. Përkufizimi nuk përfshin asgjë në lidhje me imunitetin e popullatës, virologjinë ose ashpërsinë e sëmundjeve. Bazuar në këtë pandemitë mund të ndodhin çdo vit në secilën pjesë të hemisferës tokësore.

Lindë pyetja sa është i rrezikshëm COVID-19? Edhe pse për shumicën e njerëzve shkakton vetëm sëmundje të butë, ajo mund të bëjë disa njerëz shumë të sëmurë. Më rrallë, sëmundja mund të jetë fatale. Njerëzit e moshuar dhe ata me kushte mjekësore ekzistuese (të tilla si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti) duket se janë më të prekshëm. Bazuar në gjithë këtë problematikë mjekësore, e ka edhe zgjedhjen e vetë e ajo është higjiena personale dhe më gjërë. Disa nga këto rregulla veç dihen.

Natyrisht se më të goditurit në aspektin e komunikacionit janë aeroportet. Kohëve të fundit me përmirësimin e kohës dhe ngritjen e temperaturave, u krijuan disa kushte të favorshme për hapjen e aeroporteve. Një gjë e tillë ishte edhe me aeroportin e Prishtinës, e që ishte një lehtësim jashtëzakonisht i madh për mërgatën shqiptare. Mirëpo me lehtësimin e disa masave dhe keqësimit të motit reshjeve të dendura të shiut, u krijua një situatë rikthimit të pandemisë te një numër mjaft të theksuar njerëzish. Fajin për këtë problematikë lirisht mund t’i hidhët neglizhencës ndaj këtij “armiku të padukshëm”. Për rrjedhojë erdhi deri te mbyllja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Për këtë më së shumti po pëson kush tjetër pos mërgatës, së cilës nuk i ka mbetur tjetër pos të marrë udhën tokësore, e që nuk është aspak e lehtë, sidomos për mërgimtarët që jetojnë në shtetet skandinave dhe Angli.

Do të ishte mirë që qeveria të bëjë hapa të nevojshëm për hapjen e aeroportit. Njëra ndër masat më esenciale është vijëzimi distancës sociale minimum 2 metra, pastaj pse jo edhe përdorimi i maskave për mbrojtjen nga kollitja etj. Jemi dëshmitarë se në Kosovë nuk po përfillën këto rregulla. Pastaj është shqetësuese ecja e njerëzve në grupe, edhe më skandaloze nëpër lokale ku një i infektuar mund t’i infektojë shumë të tjerë. Me përmirësimin e kohës ngritjes së temperaturave dhe rrezet e Diellit mund të jetë një situatë e favorshme për zvogëlimin e rasteve të reja. Tashti është në dorën e qeverisë që të ndërmarr hapa të nevojshëm për hapjen e aeroportit ndërkombëtar në Prishtinë. Mërgata e meriton një lehtësim të nevojshëm për hapjen e kësaj rruge, ndryshe do kemi katrahurë nëpër kufijtë e Serbisë, e që fatkeqësisht do përfiton vetëm Serbia. Mërgata shpreson për hapjen e aeroportit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …