Me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që nga ditët e para të shpërthimit të pandemisë kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të shtetit me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe vendeve të punës. Meqë asnjë nga masat në mbështetje të bizneseve nga Pakoja Emergjente Fiskale nuk janë zbatuar deri në fund, edhe për shkak të nevojës së kryerjes së rishikimit buxhetor për vitin 2020, e pa të cilin nuk mund të fillojë as zbatimi i masave të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, kërkohet demonstrimi i konsensusit politik dhe veprimit të shpejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishikimin buxhetor. Në fund, odat shprehin besimin e tyre se vonesa në implementimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe nisjen e implementimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike do të vonojë edhe mbështetjen për shumë ndërmarrje të cilat sot ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre e rrjedhimisht do ta vonojë edhe rikuperimin ekonomik të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …