Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it (RC-W) dhuroi një donacion me maska, doreza dhe dezinfektues për Komunën e Deçanit

Shefi i Shtabit Emergjent në komunën e Deçanit Izet Zenuni, bashkë me drejtorin e shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Musa Berisha, Drejtorin e QKMF-së Selmon Berisha si dhe zyrtar nga Stacioni Policorë në Deçan, kanë pranuar një donacion nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it (RC-W), konkretisht nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim Kolonel Natale Gatti. Ky donacion i cili përmban 10 paketime më doreza, 2 termometra, 10 përmbajtje me dezinfektues dhe 500 maska kirurgjike, do të ju ndahen Policisë dhe QKMF-së në këtë kohë Pandemie të COVID-19. Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë Musa Berisha, e falënderoi Kolonel Natale Gatti dhe Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it (RC-W) për këtë donacion i cili është mëse i domosdoshëm në këtë kohë Pandemie me COVID-19 në të cilën po kalon jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota, ani pse në komunë e Deçanit fatmirësisht gjendja vazhdon të jet nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të infektuar. Berisha tutje tha se bashkëpunimi me KFOR-in është mëse i domosdoshëm jo vetëm në misionin e sigurisë që kanë, por edhe në fushat tjera sikurse. Edhe Kolonel Gatti tha se ne pos misionit tonë për paqe që kemi, jemi munduar që të jem afër qytetareve në forma dhe mënyra të ndryshme me aq sa kem mundësi, e ky donacion besoi së sadopak do të ju shërbej si për QKMF-në, policin dhe Institucionin komunal në këtë kohë Pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …