Nisin takimet me qytetarët për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB)

Në Komunën e Skenderajt, kanë filluar takimet me qytetarët për të diskutuar rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023. Kreu i komunës, Bekim Jashari së bashku me drejtorin e Financave, Kastriot Gashi, në bashkësinë lokale të Runikut prezantuan projektet që do të realizohen në fshatrat e kësaj bashkësie lokale. Kryetari Jashari bëri të ditur se gjatë këtij takimi, u përballen për së afërmi me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për të cilat premtuan që sipas mundësive buxhetore do të realizohen projektet e kërkuara në këtë takim. “Nevojat janë ende të mëdha me gjithë investimet që po bëhen çdo vit, por me bashkëpunim të sinqertë dhe besim të ndërsjellët do të ecim përpara për të ngritur nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës së Skenderajt”, tha tutje kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, …