Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quan banalitet marrjen e vaksinave nga politikanët e rinj e të shëndoshë

Ahmeti: Politikanët të mendojnë se ka njerëz që po i presin 170 eurot e premtuara për t’i paguar një pjesë të borxheve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur ka kritikuar ashpër politikanët për pa-përgjegjshmërinë e treguar karshi qytetarëve në ndihmën ekonomike gjatë periudhës së koronavirusit. Me anë të një postimi Ahmeti ka apeluar “politikanët e përgjegjshëm” që të mendojnë se ka njerëz që po i presin 170 eurot e premtuara për t’i paguar një pjesë të borxheve, e biznese të tjera që presin ndihmë për të mbijetuar ekonomikisht. Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim që të vonohet diskutimi dhe vendimi për pakon ekonomike, dhe se Kuvendi nuk do të ishte dashur të dalë nga salla pa arritur një kompromis për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …