Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Qytetarët e Kosovës Lindore kërkojnë që çështja e tyre të shqyrtohet në Uashington nga delegacioni i Kosovës

Tri ditë para takimit në Uashington me palën serbe, delegacionit kosovar po i kërkohet që aty të ngrihet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga shteti serb. Ai thotë se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, çështjen e të drejtave të shqiptarëve duhet ta shtrojnë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Madje, këtë e sheh si mundësi të vetme të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në shtetin serb. Se çështja e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore duhet të jetë temë e diskutimit në dialogun Kosovë-Serbi, e thotë edhe kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik, Shaip Kamberi. Kamberi që do të jetë edhe deputet në Kuvendin e Serbisë, thotë për KosovaPress se mundësia e fundit për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore është nëpërmjet dialogut mes dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …