Avokati, Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Speciale e ka bërë publike akuzën për Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin në kundërshtim me rregullat e saj ligjore. Akuza nuk është dashur të publikohet pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake. Ngritja e kësaj aktakuze është lajm i keq për shqiptarët e Kosovës. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykate Speciale në Hagë e ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake. Është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për ne shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish-pjesëtaret e UÇK-së.”, ka shkruar Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …