Kryetari Latifi ka zhvilluar një takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Gjakova”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e DSHP-së, Përparim Krasniqi, kanë zhvilluar një takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Gjakova” Ismet Ahmeti dhe zyrtarë të lartë të kësaj kompanie. Në takim u diskutua rreth bashkërendimit të investimeve në sektorin e ujit të pijshëm dhe dobinë që do të sjellin projektet e përbashkëta, në mes të komunës së Rahovecit dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”. Është inkurajues fakti se partneriteti i Komunës së Rahovecit me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, respektivisht Kryeshefin Ekzekutiv, Ismet Ahmeti, ka rezultuar të jet i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për realizimin e projekteve të reja dhe të përbashkëta, me qëllim të zgjerimit të zonës operative të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve me shërbime sa më cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …