Gjatë vizitës në komunën e Vushtrrisë, kryeministri Isa Mustafa ka siguruar se nuk do të ketë themelim të komunës së Prilluzhës. Në takimin me kryetarin e kësaj komune, Bajram Mulaku, kreu i Qeverisë tha se Priluzha nuk do të ndahet nga Vushtrria, për të krijuar komunë të re me shumicë serbe. “Diskutuam edhe për përhapjen e fjalëve për themelimin e komunës së Prelluzhës, dhe e sigurova kryetarin Mulaku se ajo nuk do të ndodh, sepse askush nuk e ka mendjen që të themeloj një komunë të tillë”, deklaroi kryeministri Mustafa. Në këtë vizitë, ai ishte shoqëruar edhe nga ministrat, Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …