Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se do të kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale gjatë muajit, gusht atëherë edhe kur pritet t’i vazhdohet mandati edhe për pesë vjet të tjera kësaj gjykate. Ai ka thënë se nuk e kanë pritur se do të ketë aktakuzë ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit, sidomos ndaj këtij të fundit, i cili as që është ftuar për intervistë, sipas tij. Gucati thotë se një gjë e tillë është keq edhe për imazhin e Kosovës, pasi bëhet fjalë për presidentin e vendit, megjithatë ai nuk beson se do t’i bie imazhi i Kosovës. Ai ka shtuar se kanë shumë dëshirë që të zbulohen vrasjet politike, e një gjë të tillë sipas tij e dëshirojnë edhe Veseli e Thaçi. Sipas tij Gjykata Kushtetuese sot ka bërë dy shkelje. Ai i ka quajtur absurde pretendimet për 100 vrasje. Ai thotë se Thaçi ka bërë një hap shumë të mirë që nuk ka shkuar sot në Washington dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Hoti. Sipas tij Evropa ka dashur që ta kushtëzojë Thaçin me një veprim të tillë. Ai thotë se nuk do të dalin në protestë, por edhe nëse dalin do të jetë paqësore.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …