RKL

RKL: Sot në Kosovë hedhin valle mbetjet e Serbisë, entuziazmi i pritur prej tyre kah mot u bë realitet

Sot në Kosovë, kundërshtarët politikë dhe ata që Thaçin e konsiderojnë armik, hajn të korruptuar, që e urrejnë më shumë se Milosheviqin e Vuçiqin, sot atyre u ka ardhur gjaku në fytyrë. Nuk ka si të mos gëzohen dhe të entuziazmohen nga kjo bombë e kurdisur kundër UÇK-së, zonja Millaku, zonja Mulhaxha, zoti Konjufca, Haki Abazi, Boiken Abazi, Shkëlzen Gashi, Veton Surroi, Flaka Surroi, Adriatik Kelmendi, Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Agim Bahtiri,  dhe jo pak të tjerë,  që cilët e kanë pritur si toka e etur që pret shiun,  vendimin për ngritjen e aktakuzës dhe mundësisht arrestimin sa më parë të Thaçit dhe 200 të akuzuarve të tjerë dhe blerjen e biletës me një drejtim, për Sheveningen.

Mllefi dhe urrejtja që kanë ky “rod” njerëzish kundër UÇK-së dhe komandantëve të luftës, është i njëjtë me urrejtjen e kriminelëve në Serbi, të cilët kanë masakruar shqiptarë, kanë vrarë fëmijë, kanë dhunuar gra e vajza, kanë vrarë mbi 13,000 civilë shqiptarë gjatë luftës dhe kanë shembur e djegur mbi 150. 000 shtëpi e vendbanime gjatë luftës në Kosovë, dhe të cilët bëjnë jetën e tyre të qetë në Serbi. Meqë ata nuk i ndjek Haga, as i urrejnë serbët, përkundrazi i trajtojnë si heronj të gjallë. Ndokush nga ata mbase edhe është penduar, por nga këta të rodit të shqipfolësve të Kosovës, nuk është penduar askush. Shumë prej këtyre kanë dëshmuar si dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, në Hagë dhe janë të gatshëm të dëshmojë për 100 serbë e kolaboracionistë të vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Mjerisht, është edhe një segment brenda UÇK-së, që ka kryer dhe kryen punën e djallit, duke njollosur të gjithë komandantët e luftës e sidomos, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Agim Çekun e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …