Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Për çfarë “drejtësie” po flet Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas aktakuzave ndaj dy ish-bashkëpunëtorëve të tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai gjithashtu ka reaguar edhe ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që kërkoi drejtësi ndaj të gjitha vrasjeve.

Një Drejtësi që burimin e ka në gënjeshtrën e politikës se gjenocidit serb të ushtruar mbi shqiptarët e të tjerët në fund të shekullit XX, gjithçka mund të jetë vetëm kurrën e kurrës nuk mund të jetë drejtësi!

Një gjykatë e tillë, mund të konsiderohet gjykatë drejtësie, vetëm nga pjella e regjimeve në Serbi që nanë e babë e ka politikën e gjenocidit të Millosheviqit. Një drejtësi e tillë, në asnjë rast nuk mund të jetë drejtësi se burimin e ka në krimin e gjenocid serb të konfirmuar katërciprisht në çdo kënd të Kosovës. Prandaj, çdo udhëheqës i Kosovës edhe Kryetarja e Kuvendit, sa herë të deklarohen për këtë çështje, duhet të jenë më shumë sesa të kujdesshëm?!

RAPORTI I DICK MARTYT, RAPORT I MILLOSHEVIQIT

Është fat më shumë se i keq, se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kastrioti e deri te Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas Luftës së Dytë Botërore gjithë deri te Rrahman Morina. A do të shfaqen këta shqipfolës edhe sot në Kuvendin e Kosovës? Gjykata Speciale a ka shumë arsye të formohet në Kosovë? Ekziston vetëm një arsye që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vret kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – e t’i thotë po një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës. Për faktin se ajo po ngrihet mbi bazën e gjuhës së gënjeshtrave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit të përcjella në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori zvicerian – Dick Marty. Cilido shqiptar që nuk e kupton këtë është TRADHTAR E BIR TRADHTARI, që nuk e meriton jetën në këtë dhe! Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit e PDK-së, e që janë deputetët më kontroversë e paradoksalë në Kuvendin e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, një turp të madh po ju lënë fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbetur sado pak nder e dinjitet!

Ta votosh këtë Gjykatë sot në Kuvendin e Kosovës është sikur ta kishe votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb, i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë! Askush nuk ka të drejtë, e as që ka mandat, të votojë për internimin e qytetarëve të Kosovës së Lirë!

Mendoni e votoni nëse vërtet jeni deputetë të Kosovës së Lirë! Është në mundësinë tuaj ta votoni a mos ta votoni Raportin e Millosheviqit, të përcjellë nga Dick Marty. (Fjalimi i Jakup Krasniqit me rastin e  votimit në Kuvend të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …