leoni

Krasniqi: Në krahasim me periudhat tjera vjetore ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia

Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, ku diskutuan për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadoren Barishiq për ndihmën e shtetit kroat që ka dhënë për Kosovën dhe e informoi atë për prioritetet e Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.  Ministri po ashtu e njoftoi ambasadorin për Ligjin për Investime Strategjike, që krijon një sërë lehtësirash për investitorët e huaj dhe ata vendorë, i cili eliminon shumë procedura dhe njëkohësisht shkurton kohën deri tek investimi. Çështje që u diskutua ishte edhe rritja e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe angazhimi i vazhdueshëm i koordinimit institucional për t’i lidhur bizneset në mes vete.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …