Sot është arrestuar njëri nga sulmuesit e Kryeinspektorit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliut. Kryeinspektori i Punës, Nexhat Fazliu, është sulmuar për vdekje në prill të këtij viti nga disa persona, për shkak të një gjobë që kryeinspektorati ka caktuar ndaj një biznesi në qytetin e Mitrovicës. Veriu.info mëson se njëri nga sulmuesit është arrestuar ditën e sotme me inicialet M.K. dhe është nga qyteti i Mitrovicës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë mbeten në arrati. Deri më tani dyshimet janë së gjithçka lidhet me punë zyrtare, pasi një biznesi i është caktuar gjoba lidhur me një vajzë 16 vjeçare e cila është gjetur duke punuar nga ora 18:00 deri në 04:00 të mëngjesit. Dihet që Ligji i Punës e ndalon punën e të miturve gjatë natës.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …