Në Rahovec u mbajt debati publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vlerësimet e hershme për vitin 2021-2023

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, në organizim të Komitetit për Politike dhe Financa (KPF), është mbajtur debati publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vlerësimet e hershme për vitin 2021-2023. Afrim Dina, kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe KPF, theksoi se si qëllimi i mbajtjes së këtij debati është i karakterit informues dhe përmbushjes së obligimeve ligjore të cilat kanë të bëjnë me transparencë komunale. Ju njoftoj gjithashtu se është përgatitur kalendari i dëgjimeve publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2021, dëgjime këto që janë planifikuar të mbahen në disa lokalitete të komunës së Rahovecit. Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa, duke prezantuar KAB-in theksoi se buxheti komunal i Rahovecit përbëhet nga dy burime kryesore si: nga grantet qeveritare dhe të hyrat vetanake komunale. “Buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2021 do të jetë 14 milion e 548 mijë e 823 euro, grandi qeveritar do të jetë 13 milion e 391 mijë  e 982 euro, kurse të hyrat vetanake do të jenë 1 milion e 156 mijë e 841 euro, ka thënë drejtori Limani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …