Kryeministri Avdullah Hoti është takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët”. Këtë qështje e kamë ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, tha Hoti. Tutje ai tregoi se kanë biseduar edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente.
