Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. Takimi ishte me karakter njohës nga të dy palët, ku është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Kuçi duke falënderoi Paolucci për mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës, po ashtu e njoftoi për nëntë masat që ka parapa Qeveria e Kosovës të ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike në vend. Paolucci i premtoi ministrit mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën edhe në të ardhmen, në veçanti pas situatës së vështirë ekonomike të krijuar në Kosovë si pasojë e Pandemisë. Massimiliano Paolucci e merr detyrën e drejtorit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më 1 korrik 2020
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …