Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, kanë bërë sot verifikimin e peshoreve në një pikë grumbulluese të grurit në funksion të përgatitjeve të sezonit të korrje-shirjeve. Ai tha se sot kanë ardhur për të parë nga afër se si po rrjedh puna sa i përket peshoreve në prag korrje-shirave në Kosovë, derisa shtoi se kështu po sigurojnë bizneset dhe konsumatorët. Ministri siguroi që inspektime të tilla do të vazhdojnë edhe më tutje në mullinjtë e Kosovës. Ndër të tjera, u zotua se do të kërkojnë nga prodhuesit cilësi në mënyrë që të mbrohen konsumatorët. Ndërsa, kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza tha se është praktikë që në këtë sezon të bëhet verifikimi i peshoreve pasi që është edhe sezoni i grumbullimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …