Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi duke komentuar aktakuzat e Speciales për Thaçin e Veselin, ka folur edhe për zërat se këto dy personalitete e kanë themeluar Specialen për të bërë “ujdi të pista”. “Për një kohë të gjatë, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe Presidenti Hashim Thaçi, ishin akuzuar nga elementë të ndryshëm, ndonjë parti dhe disa bashkëlufëtarëve që kinse e kanë themeluar Gjykatën Speciale, duke bërë “ujdi të pista” për të siguruar imunitet. E tash, nuk po ju dëgjohet zëri, nuk paska pasur ujdi për imunitet…të paktën bëhuni burra dhe kërkoni falje!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …