Ministrja Dumoshi takoi Këshillin e ri drejtues të AKKV “Shota”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, takoi anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Ismet Bogujevci, Riza Bytyçi, Fahredin Spahija, Xhevdet Gashi dhe Driton Rukiqi, si përfaqësues i MKRS-së. Në këtë takim njohës u diskutua rreth planeve dhe objektivave që ka AKKV “Shota”, duke pasur gjithmonë parasysh realizimin e punëve në bazë të përgjegjësive që ka ky institucion kombëtar i kulturës, që mbikëqyret nga MKRS-ja. Ministrja Vlora Dumoshi tha se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” është një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës në nivel kombëtar, i cili kontribuon në promovimin dhe ruajtjen e kulturës tonë përmes këngëve dhe valleve shqipe. Ministrja mes tjerash u shpreh se Këshilli Drejtues i AKKV “Shota” do ta ketë mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të saj dhe pret një bashkëpunim në shërbim të avancimit të vlerave kulturore. Ministrja kërkoi nga Këshilli të jenë aktiv dhe të punojnë me profesionalizëm në mënyrë që këtë institucion të kulturës tonë ta mbajnë lartë aty ku e meriton. Ndërsa anëtarët e Këshillit Drejtues të “Shotës” falënderuan ministren Dumoshi për pritjen dhe për gatishmërinë për ta përkrahur vizionin e tyre që kanë për institucionin. Ata theksuan se janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe se do të punojnë që AKKV “Shota” të vazhdojnë ngritjen e tij edhe më tutje përmes realizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike duke e promovuar kulturën shqipe brenda dhe jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …