Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt thotë se Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi mund të arrestohet. Nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë ai praktikisht përballet me arrestimin, dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem. Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”. Publikimi i akuzave kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së nxiten reagime në shkallë të gjerë në Kosovë dhe kritika të rrepta ndaj prokurorisë së posaçme. Analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse Bashkimi Evropian po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …