Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë hequr dorë nga protesta e paralajmëruar për nesër. Pas një takimi midis përfaqësuesve të tri subjekteve opozitare në një nga lokalet e kryeqytetit, u vendos që të anulohet protesta e 26 marsit. Kjo u bë e ditur nga vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një paraqitje para medieve, bashkë me homologët e tij nga Vetëvendosje dhe Nisma. Protesta, sipas kreut të AAK-së, do të shtyhet për një datë tjetër. Ndonëse ende nuk është konfirmuar tërësisht, burime jo-zyrtare flasin për përçarje brenda bllokut opozitar. Divergjencat kryesore kanë qenë midis Vetëvendosjes dhe AAK-së. Derisa, partia e Visar Ymerit ka kërkuar që të shtyhet protesta, AAK ka këmbëngulur në mbajtjen e saj. Asnjëri nga krerët e partive opozitare nuk ka pranuar se ka ndonjë përçarje mes tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …