Kryetari Latifi, mbajti konsultim publik me  grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur konsultim publik me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, me tema: Gjendja dhe ndikimi që pati virusi COVID-19 në komunën e Rahovecit, Bashkëveprimi ndërkomunal mes komunës së Rahovecit dhe organizatave joqeveritare dhe Planet për programet e komunës së Rahovecit, për subvencionimin e OJQ-ve. Në fillim të konsultimit, kryetari Latifi i ka informuar përfaqësuesit e OJQ-ve që ishin të pranishme lidhur me pandeminë COVID-19, duke thënë se edhe komuna e Rahovecit është prekur nga kjo pandemi dhe deri më tani janë prekur 61 qytetarë, 21 janë aktive, 34 janë të shëruar dhe 5 qytetarë kanë vdekur nga ky virus por që kanë pasur edhe sëmundje tjera. “Gjatë kësaj periudhe janë marrë masa duke bërë dezinfektimin e rrugëve, objekteve të institucioneve, dhe se situata është e administrushme dhe se nuk ka vend për panik nga ana e qytetarëve dhe së e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga ky virus është ndjekja e rekomandimeve nga institucionet relevante siç janë: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, është shprehur kryetari Latifi. Për piken që kishte të bënte me bashkëveprimi ndërkomunal  mes komunës së Rahovecit dhe organizatave joqeveritare, përfaqësuesit e OJQ-ve kërkuan nga ana e kryetarit që subvencionet që jepen nga ana e komunës, të monitorohen pasi që kur është koha për aplikim në subvencione ka shumë aplikime, kurse në takime vijnë një numër i vogël. Për monitorimin e OJQ-ve që marrin subvencione nga komuna, kryetari Latifi ka thënë se sigurisht që do të rritet ky monitorim pasi që edhe në si institucione vazhdimësi kemi monitorime nga institucionet qendrore, organizatat qeveritare e joqeveritare. Kërkesë tjetër nga OJQ-të ishte edhe hapja e kodeve të veçanta për kulturë, rini, sport dhe për persona me nevoja të veçanta, qëllimi i kësaj kërkese ishte që të dihet saktë se sa mjete financiare ka planifikuar komuna sakë për secilën kategori. Përgjigjja e kryetarit Latifi ishte kjo se në parim është për hapjen e kodeve, por se duhet shikuar ligjërisht se a lejohet dhe nëse nuk lejohet sigurisht që dëshira është por mundësia nuk është pasi që ligji nuk e lejon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …