Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Hagës kundër kryetarit Thaçi, ka bërë që të anulohet takimi i Washingtonit i paraparë të mbahej më 27 qershor. Data për takimin e ri do të caktohet shumë shpejtë, megjithatë pengesat që po shkaktojnë vonesa në rikthimin e palëve në tryezën e negociatave mund të rezultojnë me dorëheqjen e Richard Grenell nga detyra e tij e emisarit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar Richard Grenell qysh në muajin janar në Beograd, në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin serb Vuçiq. Ish-ambasadori gjerman në Berlin kishte thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk lëvizin drejt arritjes së një marrëveshje, atëherë SHBA do të tërhiqet. Të njejtin paralajmërim emisari i Trump e ka dhënë edhe në një video-bisedë që ka pasur me komunitetin shqiptar në SHBA. Pjesëmarrësit në bisedë me Grenellin kanë ndarë pjesë nga diskutimi.
