Në vitin 2020 janë realizuar 50% më pak fluturime në ANP "Adem Jashari", krahasuar me vitin 2019

Nga nesër në ANP “Adem Jashari” fillojnë fluturimet të cilat do të realizohen më plotësimin e disa kushteve

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot është takuar me kreun e Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin, dhe përfaqësuesit e Aeroportit “Adem Jashari”, me të cilët ka diskutuar për masat e marra nga këto institucione para fillimit të fluturimeve më 28 qershor. Abrashi në një njoftim në profilin e tij ka thënë se në takim është siguruar nëse janë marrë të gjitha masat siç rekomandon manuali anti-covid i Ministrisë së Shëndetësisë. “Sot prita në takim të përbashkët drejtorin e AACK, Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, Gökmen Aritay dhe Uran Vela. Diskutuam për rifillimin e fluturimeve ajrore duke u siguruar se janë ndërmarr të gjitha masat sipas Manualit për mbrojtje nga përhapja virusit COVID-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Abrashi.

Ai ka përmendur edhe kushtet e reja që do të praktikohen që nga dita e nesërme.

“Nga nesër fillojnë fluturimet ajrore, me disa masa shtesë si:
1. Pasagjeret duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit
2. Matja e temperaturës do të bëhet për te gjithë pasagjerët, që hyn ne terminal
3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.
4. Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së”, shkruan Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …