Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar se dialogu dhe Gjykata Speciale duhet të jenë të pavarura nga njëra-tjetra. “Vërja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë. Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur. Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit. Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Ëashington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim!, ka shkruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Ferat Shala: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se qeveria aktuale brenda …