Ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, Wolgang Petritsch ka deklaruar se pas zhvillimeve të fundit në Kosovë nisma e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi mund të quhet e vdekur. Ai ka shtuar më tutje se tani është e qartë se evropianët kanë përpara një mundësi të papritur për t’u kthyer sërish në rolin udhëheqës në këtë çështje. Unë do të paralajmëroj Brukselin që të mos niset pa amerikanët. Ndoshta tani do të jetë jashtëzakonshme e vështirë për të bashkëpunuar me Grenellin dhe Trumpin, mirëpo në periudhë afatgjatë, sidomos pas nëntorit, evropianët duhet të përfshijnë sërish amerikanët në këtë proces, ka porositur diplomati i shquar austriak, Wolgang Petritsch.
Kontrolloni gjithashtu
Ferat Shala: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se qeveria aktuale brenda …