Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar të gjitha institucioneve të Kosovës, ekzekutivit dhe legjislativit dhe partive politike që të shmangin luftën e brendshme politike. Oda Amerikane beson fuqishëm se në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon sektori privat në veçanti dhe ekonomia e vendit në përgjithësi, është më se e nevojshme që temat e natyrës politike dhe mospajtimet rreth tyre të mos mbidominojnë temat që lidhen me përkrahjen e sektorit privat dhe rikuperimin e ekonomisë pas pandemisë COVID19. Oda Amerikane rikujton udhëheqësit politikë të Kosovës se zhvillimi ekonomik kërkon një qasje të unifikuar nacionale ndërmjet të gjithëve hisedarëve politikë dhe jopolitikë, e cila do të kulmonte me një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik dhe do të garantonte konsistencën në qeverisjen ekonomike në vitet në vijim. Diskursi thellësisht përçarës politik i muajve të fundit, fatkeqësisht nuk i kontribuon synimeve të lart përmendura, ka konstatuar në mes tjerash Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ferat Shala: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se qeveria aktuale brenda …