Edhe Maria Bamieh, ish-prokurore kërkon që të raportojë për lidhur me skandalet e EULEX-it në Kosovë

EULEXI thotë se nuk varemi nga Hashim Thaçi, mandatin tonë e kemi vetë në duar

Mungesa e letërkëmbimit mes kryetarit të Kosovës, Hashuim Thaçi dhe përfaqësueseve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it nuk ndikon në punën e këtij misioni.  Zyrtarë të EULEX-it thonë se vazhdimësia e mandatit u garantohet me ligjet vendore dhe vendimet e institucioneve evropiane dhe nuk varet nga  kryetari i Kosovës. Në një përgjigje me shkrim për “Kohën”, zyra e EULEX-it në Prishtinë, po ashtu ka rikujtuar se obligimet e autoriteteve të Kosovës në raport me ta derivojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, përkatësisht kapitulli që flet për sundimin e ligjit, raporton KOHA. “Prania dhe funksionimi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) vazhdon të garantohet sipas ligjeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë vendimet e Këshillit të Evropës. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Kosovës për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët për forcimin e institucioneve të Kosovës në sundimin e ligjit”, shkruhet në përgjigjen e kësaj zyreje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …