Ramush Haradinaj

Haradinaj: Partnerët e opozitës kërkuan shtyrjen e protestës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shtyrja e protestës nuk ka ardhur nga subjekti që ai drejton. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në facebook, ai ka bërë të ditur se kërkesa për të shtyrë mbajtjen e protestës ka ardhur nga Vetëvendosja dhe Nisma. “Anëtarësia e AAK- është më e mobilizuar se asnjëherë më parë pë  kundërshtimin e keqqeverisjes që është identifikuar me pushtetin aktual. Partnerët tanë politik opozitarë kishin kërkesë që protesta e nesërme të shtyhet për një moment më të përshtatshëm”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …