Kosova si pothuajse çdo vend tjetër i botës është përballura me pasojat ekonomike si shkak i pandemisë COVID 19. Në kuadër të planeve të institucioneve dhe akterëve relevant për rimëkëmbje ekonomike duhet që të involvohen të gjitha mjetet që ka në dispozicion një vend pert t’i injektuar në “shërimin” e ekonomisë dhe kthimin në normalitetin e funksionimit. Trusti pensional është një fond i kursimeve i cili posedon mjete të kontributdhënësve të Kosovës dhe si i tillë duhet te të këtë ose më mirë të themi ish dasht të këtë impakt në ekonominë e Kosovës. Paratë e trustit janë ekspozuar net tregje financiare që shërbejn si fonde investive për projekte të ndryshme të bizneseve europiane që do të thotë këto mjete po kanë ndikim në zhvillimin e atyre bizneseve. Ekzpozimi i tyre me këto tregje po del që ka qënë i pa analizuar mirë sidomos të pjesa e përllogaritjes se normës se riskut operativ ku për shkak të luhatjeve të tregjeve financiare po pësojnë humbje siç ishte përiudha e vitit të kaluar në vlerë prej 85 milion apo edhe gjatë përiudhës se pandemisë, vetëm për dy muaj kanë humbur 54 milion euro. Kjo jokonsistencë operative e këtyre mjeteve po shkakton panikë tek poseduesit e këtyre mjeteve që në fakt janë qytetarët e Kosovës. Qeveria duhet të hartoj një strategji mbi bazën e rivlersimit financiar dhe të riskut që t’i injektoj këto mjete në ekonominë e Kosovës, sdiomos në këtë periudhë pandemie të cilat do të kishin një impakt të drejtprëdrejt në rimëkëmbje dhe në periudhë afatgjate mbi 2 miliard para të Trustit të shërbejn si fonde investive nga akter të ndryshëm me impakt në punësim dhe zhvillim ekonomik. Koha ka ardhë që mjetet e trustit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës të jenë në të njejtën kahje. “MJETET E TRUSTIT ME NJË SHFRYTËZIM RACIONAL DO TË RRISIN PUNËSIMIN, RRITJEN DHE ZHVILLIMIN EKONOMIK”