Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar shkaqet e shtyrjes së protestës së paralajmëruar me 26 mars. Sipas tij, kjo është bërë me qëllim të konsolidimit të brendshëm dhe zgjerimit të frontit opozitar. “Opozita e bashkuar ka marrë vendim ta shtyjë protestën e paralajmëruar për nesër. Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore. Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër”. Më tutje, Ymeri, ka theksuar se opozita e bashkuar do të jetë edhe më e vendosur në kundërshtimin e Zajednicës dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, prej të cilit humbin 8.200 hektarë. Ai ka thënë se opozita pret që komisioni ad-hoc për vlerësimin e demarkacionit të konfirmojë qëndrimin e opozitës si qëndrim i drejtë dhe i argumentuar. “Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare sepse qeveria aktuale është dëshmuar si anti-kushtetuese, kurse kërkesa jonë për referendum u pat refuzuar prej saj”, përfundon shkrimi i Visar Ymerit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …