Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se kryetari francez, Emmanuel Macron nuk dëshiron t’ua mundësojë kosovarëve lëvizjen pa viza, ndonëse nuk ka qenë i qartë rreth arsyeve të mosmbështetjes së liberalizimit të vizave. “Macron nuk ka qenë i qartë rreth asaj se pse nuk po e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ne vetëm e dimë se ai nuk dëshiron të mundësojë regjim të lëvizjes pa viza për kosovarët”, ka deklaruar Von Cramon. Ajo disa ditë më parë, kishte shkruar se Kosova duhet ta pyesë presidentin e Francës, Emmanuel Macronin, se pse ai ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …