Diplomatë, gazetarë dhe njohës të gjeopolitikës këto ditë kanë reaguar pas publikimit të inicimit të aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Ata kanë thënë se Bashkimi Evropian ia ka vënë ndërskëmbëzën samitit Kosovë-Serbi të udhëhequr nga SHBA-ja. Dy ekspertët e njohur të institutit “American Enterprise”, Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner, përmes një opinioni të përbashkët të publikuar në National Review kanë thënë se reagimi kundër samitit të Shtëpisë së Bardhë nga Evropa ishte tërësisht i acartë. BE-ja, sipas tyre, ka punuar në mënyrë sistematike për ta parandaluar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë nga administrata Trump. Lajmi për prishjen e këtij samiti duket se më së shumti i ka gëzuar pikërisht evropianët, që tashmë janë duke u munduar t’i japin rëndësi tejet të madhe Samitit të Parisit, i paralajmëruar më 17 korrik. Por, si duket edhe mbajtja e këtij samiti do të jetë vështirë e realizueshme, pasi që SHBA-ja ka pak gjasa që t’ia falë evropianëve dështimin që ia bënë Samitit të Uashingtonit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …