Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Komitetit për Pandeminë, ka deklaruar se mund të rikthehet karantinimi në qytetet ku ka shumë raste me koronavirus. Ai ka thënë se në mbledhje është diskutuar për gjendjen e krijuar. Hoti ka theksuar se nuk mund të lejohet që gjendja të dal jashtë kontrollit. Kryeministri ka paralajmëruar veprime penale për personat që nuk iu përmbahen masave. Hoti ka treguar që aktualisht 113 persona janë të hospitalizuar, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë. 8 për qind e të prekurve nga COVID-19 janë mjekë. Sipas tij është vështirë që të lëvizet me hapjen e pishinave, lejimin e ahengjeve dhe bizneseve tjera.
