leoni

Kryetari Suma prezanton raportin gjashtë mujorë të punës për vitin 2020

Në debatin e organizuar me qytetarët e komunës së Hanit të Elezit, kryetari i Komunës Rufki Suma prezantoi raportin gjashtë mujorë të punës për vitin 2020. Në hapje të takimit kryetari Suma tha se ky gjashtëmujorë karakterizohet me zhvillimet dhe Pandeminë e Korona virusit. Sipas tij shumë zhvillime kanë qenë të përcaktuara dhe të kushtëzuara me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe me institucionet relevante në menaxhimin e Pandemisë. Edhe komuna e Hanit të Elezit konform kësaj situate ka emëruar Këshillin komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së, i cili në baza ditore ka monitoruar gjendjen në Komunë. Sipas Kryetarit Suma, fatmirësisht kemi pas vetëm një familje me 7 anëtarë të infektuar dhe kemi arrit të menaxhojmë me situatën e krijuar. Krahas kësaj kemi arrit që situatën e rënduar të shumë familjeve për shkak të kufizimit të lëvizjeve të ju ndihmojmë dhe atë falë shumë donatorëve të cilëve iu jemi mirënjohës. Përkundër situatës, komuna si institucion ka vazhduar që shumë aktivitete të jenë të vazhdueshme tha kryetari Suma. Ai tha se Buxheti i komunës së Hanit të Elezit i ndarë sipas ligjit me nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2020 është në lartësi prej 2,742,095.00 Euro.

Ky buxhet është ndarë sipas kategorive ekonomike si në vijim:

 Paga dhe shtesa………….. 1,519,196.00 €,

 Mallra dhe shërbime………. 303,236.00 €,

 Shërbime komunale…………. 60,000.00 €,

 Subvencione dhe transfere… 61,104.00 €,

 Shpenzime kapitale………… 629,772.00 €,

 Rezervat……………………….. 168,787.00 €,

 Totali i buxhetit………….. 2,742,095.00 €.

Ndërsa buxheti përfundimtar është në shumë prej 2,939,154.51 €, duke përfshirë:

 Bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2019 në shumë prej 85,891.91 €;

 Grantet e pashpenzuara nga donacionet e vitit 2019 në shumë prej 114.08 €;

 Donacionet nga DEMOS në shumë prej 49,315.00 €;

 Donacionet nga UNIONI EUROPIAN (IPA FONDET) në shumë prej 61,738.34 € (Kësti i parë).

TË HYRAT VETANAKE

Planifikimi i të hyrave vetanake për vitin 2020 ka qenë në shumë prej 317,865.00 €, ndërsa realizmi i të hyrave deri me datën 24.06.2020 është në shumë prej 123,185.23 € apo 38.75%.

Kryetari Suma shtoi se janë realizuar shumë takime dhe janë arritur shumë Marrëveshje Mirëkuptimi si:

“Up to youth” të USAID-it “Marrëveshjes së Mirëkuptimit për të rinjtë e Hanit të Elezit të moshës 15-24.

-“Memorandum Mirëkuptimi” me projektin “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë – SEEK”. Aktivitet në kuadër të Programit të Pragut për Kosovën të MCC-së i zbatuar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK).

Marrëveshje Mirëkuptimi në vlerë prej 49,315 euro shpërblim për performancë të mirë të komunës së Hanit të Elezit projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2020 që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

– Projekti i Ekipeve të Komunës së Gazi Babës dhe Hanit të Elezit takimi inaugurues i Projekt Ekipeve dhe institucioneve udhëheqëse të Unionit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar.

Marrëveshje Mirëkuptimi me Kolegjin “UNIVERSUM” në Ferizaj

– Takim online me zyrtarët e Bankës Botërore në kuadër të Projektit të propozuar i Bankës Botërore Gjelbërimi i tokës (Greening Land) lidhur me rregullimin e shtratit të Lumit Lepenc.

-Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Hanit të Elezit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020- “Ndërtimi i sallës sportive në fshatin Goranc” në vlerë prej 50.000.00.

-Marrëveshje Mirëkuptimi me projektin “Women 4 Women-Kosova” për mundësi të vetë-punësimit dhe punësimit”me theks të veçantë për gjininë femëror, si dhe Marrëveshje tjera me te cilat do ti ndihmohet komunës së Hanit të Elezit në vitet në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …