Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtëmujore të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe ka uruar Gjermaninë, e cila merr kryesimin e radhës. Ai ka cituar kryeministrin italian Giusseppe Conte të ketë deklaruar se është koha për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe shpreson që vendet anëtare të BE-së hezituese do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kryesimit të Presidencës nga ana e Gjermanisë.
