Lideri i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në shtëpinë e tij në Prapashticë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Pas takimit, Mustafa bëri të ditur se me Ramën biseduan për zhvillimet e tanishme, si dhe theksoi se ardhja e Ramës në shtëpinë e tij e nderoi. “Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time.”, shkroi Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …