Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionit Austriak për Zhvillim e cila do t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të krijimit të intervenimeve lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorit privat dhe ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë. Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka nënshkruar sekretari, Burim Rreci dhe projekt menaxheri, Durim Hoxha. Siç njofton kumtesa, projekti do të rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuojë në fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të fuqishme rajonale dhe ndërkufitare. Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …