Kryetari Latifi, mbanë debatin e parë publik me qytetarë, raporotn për punën gjashtëmujore të vitit 2020

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarë, ku ka raportuar për punën gjashtëmujore të qeverisë komunale. Në fillim të debatit kryetari Latifi ka thënë se mbajtja e këtij debati është e rregulluar me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës, Rregulloren për Transparencë Komunale dhe Udhëzimin Administrativ për standardet minimale të konsultimit publik në komuna. “Ju njoftoj se përmes videoprojektorit, ju mund ti shihni raportin e punes gjashtemujore te qeverise komunale me të cilën udhëheq unë. Në këtë raport i cili është i publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të komunës, mund të shihni punën e drejtorëve të drejtorive komunale dhe zyrtarëve të cilët i përgjigjen zyrës së kryetarit. Në kërë raport gjithashtu ju mund ti shihni punët të cilat janë bërë në secilën drejtori dhe punës të cilat janë planifikuar të bëhen në ditët në vazhdim”, ka thënë kryetari Latifi. Qytetarët kanë bërë pyetje, pyetje të cilat kanë pasur të bënin kryesisht me investime kapitale si në infrastrukturë rrugore, kanalizim, rregullimin e rrugëve fushore me zhavor dhe krijimin e hapësirave të gjelbërta. Përgjigjet në pyetjet e bëra nga ana e qytetarëve pjesëmarrës në debat u ka dhënë kryetari Latifi, duke thënë se përmes raportit të prezantuar u mundova t’ju tregoj se në cilët vendbanime është punuar, por sigurisht që në kemi plane që të investojmë edhe në të gjitha vendbanimet, dhe se ne, në vazhdimësi jemi duke lidhur kontrata me operator ekonomik, si për rregullimin e infrastrukturës rrugore, kanalizime mbjelljen e drunjve dekorativ dhe rregullimin e rrugëve fushore.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …