leoni

Edi Rama

Edi Rama: Propozim aktakuza kundër Thaçit e Veselit nga Gjykata Speciale nuk duhet ta gëzonte asnjë shqiptar, por…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cituar poetin e madh shqiptar, Gjergj Fishta, derisa ka thënë se propozim aktakuza për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin nga Gjykata Speciale nuk duhet ta gëzojë asnjë shqiptar. “Nuk mendoj se kjo duhet të qetësojë, lehtësojë, apo aq më pak gëzojë qoftë një shqiptar të vetëm. Çdo shqiptari që mendon se është momenti për të nxjerrë inatet e veta, për ta bërë hakmarrjen e vet politike, apo për të lehtësuar shpirtin duke fërkuar duart që Hashim Thaçit apo Kadri Veselit i erdhi dita i them: Mos ma kujto Gjergj Fishtën që kur i thanë ‘Si janë shqiptarët?’, ai kishte thënë,  ‘Siç i do hasmi’. Rama ka deklaruar se propozim aktakuza përbën shkelje të praktikave në drejtësinë ndërkombëtare. “Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një aktakuzë, e cila ndërkohë nuk është formalizuar nga gjykata përbën jo vetëm shkelje flagrante të çdo praktike të drejtësisë ndërkombëtare, por edhe akt brutal ndaj vetë Kosovës. “Mos ta harrojmë që Kosova ka kaluar një eksperiment 20-vjeçar të drejtësisë ndërkombëtare të panjohur në historinë e drejtësisë ndërkombëtare me gjykatë për krimet nga UNMIK-u nën mbikëqyrje të OKB-së, gjykatë për krimet nga EULEX-i nën mbikëqyrjen e BE-së, Tribunali i Hagës, panelet hibride edhe kështu edhe ashtu, si dhe gjykatat vendore dhe tani kjo është shkalla e gjashtë”, ka thënë Rama në një konferencë për medie në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …