Zyrtarët e Bashkimit Evropian synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por përjashtojnë kryetarin e Kosovës dhe Hashim Thaçi, i cili gjatë disa viteve i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës, në Bruksel dhe fatkeqësisht asnjëherë është kthyer fitimtarë. Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut. “Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, ka thënë në mënyrë hipokrite dhe të pamoralshme Virginie Henriksson, një zëdhënëse e BE-së, e cila përjashton mundësinë, që Thaçi të jetë pjesë e delegacionit, ndërsa në anën tjetër thotë se BE-ja nuk i cakton anëtarët e delegacionit. Ja cila është hipokrizia që manifestohet hapur kundër Kosovës nga kryeparët e BE-së, të cilët kërkojnë edhe 20 vjet të tjera bisedime të Kosovës me Serbinë, krejt derisa Serbia t’ i plotësojë kërkesat e veta.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …