Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar një rekomandim për të shfuqizuar kufizimet e përkohshme për udhëtimet jo thelbësore në BE. Kufijtë e jashtëm të BE-së do të mund të hapen për qytetarët e 15 shteteve të ndryshme, por do të mbeten edhe për një kohë të mbyllur për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës, kryesisht vendet që kanë një shumicë të besimit islam, që duket se pikërisht feja e tillë është edhe përcaktues racist i BE-së, pavarësisht se këto vende kanë numrin më të vogël në rajon sa i përket vdekjeve nga korona-virusi. Këto vende të Ballkani kanë më pak vdekje sesa kanë pësuar fatalisht nga virusi një lagje periferike e Brukselit, e Parisit, apo e cilido qytet të Evropës. Edhe në këtë segment Evropa e Macronit dhe e Merkelit shpreh qëndrimin “human” për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të ë cilët i gëzon fakti se nuk ndodhi me ta ashtu sikur do të dëshironte BE-ja, por ajo ndodhi në qendrën zyrtare të BE-së, në Belgjikë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …