Zyrtarët e Bashkimit Evropian synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më kryetarin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë. Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më kryetarin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut. Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës. BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Organizator të cilit do të jenë kryeari i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kontrolloni gjithashtu
Koloneli në pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hyseni Geci thotë se intervenimet në Veri duhet të koordinohen me KFOR-in
Koloneli në pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hyseni Gecaj, ka deklaruar se ndërhyrjet …