Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, menjëherë pas shfuqizimit të Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ka bërë të ditur veprimet që do t’i ndërmarrin në ditën në vijim. Kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, vendimin e Kushtetueses për anulimin e Ligjit për Paga e ka vlerësuar si lajm të keq për 72 mijë punëtorë, në veçanti për punëtorët shëndetësorë, për të cilët tha se janë në gjendje të rëndë ekonomike. Syla akuzoi edhe politikën e cila si sponsorizuese e ligjeve duhet të sqarohet se pse po ndodhin këto kontestime nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se kanë pritur që ligji të amendamentohet, por assesi të anulohet. I pari i FSShK-së, ka bërë të ditur se sot do të kërkojnë një takim urgjent me kryeministrin Hoti, ndërsa do të takohen edhe me sindikatat e tjera që përfaqësojnë 72 mijë punëtorët shtetërorë. Nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, Syla paralajmëroi masa radikale të papara ndonjëherë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ-ja ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do …