Qeveria mori vendim për arritjen e marrëveshjes lidhur me eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës i ndalon tubimet mbi 50 persona dhe e bënë të obligueshme bartjen e maskave

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar disa masa të reja të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor. Në të hyn edhe ndalimi i grumbullimeve në hapësira të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 50 persona. Disa nga masat e miratuara i gjeni më poshtë, teksa të plota ato pritet të publikohen më vonë:

Reduktimi i punonjësve në administratë, dhe puna e tyre nga shtëpia.

Të mbyllen zyrat në institucione private dhe publike, ku ka pasur raste pozitive me COVID-19.

Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi. Ato këshillohen për monitorim, dhe këshillohen për kujdes nëse shfaqin simptomë.

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse.

Në mënyrë strikte të respektohet distanca, maska dhe dezinfektimi.

Inspektoratet të zbatojnë ligjet kundër përhapjes së sëmundejeve ngjitëse.

Bartja e maskave të jetë obligative.

Punonjësit dhe palët në institucione të mbajnë maskë.

Kontroll rigoroz e bartjes së maskave.

Bartja e obliguar e maskave në taksi, transport publik, nga punonjësit dhe udhëtarët.

Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit.

Kontroll rigoroz në institucione shëndetësore.

Ndalohen grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

Marketet, furrat, dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska.

Nëse rëndohet situata do të rikthehen masat rigoroze të kërkuara nga OBSH.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …