Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka kundërshtuar anulimin e Ligjit të Pagave në sektorin publik nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. BSPK thotë se Kushtetuesja ua ka mohuar mundësinë 62 mijë punëtorëve të drejtën për të përfituar nga puna e tyre. Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ua ka ngacmuar plagën e hapur punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale.
